Publikohen përgjimet e fshehta të Kennedy
TIRANE-Përgjimet që ish-presidenti amerikan, John F. Kennedy, i kishte bërë në mënyrë sekrete në Shtëpinë e Bardhë, përfshijnë edhe një bisedë të frikshme lidhur me atë ditë që do të bëhej dita e funeralit të tij.
Në prag të vrasjes së tij, derisa përpiqej ta rregullonte orarin e tij, Kennedy kishte theksuar se 25 nëntori i vitit 1963 ishte formësuar të ishte një “ditë e vështirë”, pas kthimit të tij nga Teksasi.
Një anëtar i personelit të Kennedyt dëgjohet në shiritin e incizuar duke thënë “është ditë ferri, zoti president”.
Ky shkëmbim fjalësh ishte në mesin e 45 orëve të fundit të incizimeve private, që i kishte bërë ish-presidenti, e që janë publikuar nga Libraria Presidenciale John F. Kennedy.
Në shirita përfshihen edhe diskutimet për konfliktin në Vietnam, raportet me sovjetikët dhe gara kozmike, planet për Konventën e Demokratëve në vitin 1964 dhe strategjinë për rizgjedhje.
Në incizime ka edhe momente të bisedave me fëmijët e tij.
Në nëntor, 1963, në ora 12.39, kolona me presidentin e Shteteve të Bashkuara John Kennedy iu afrua udhëkryqit të rrugëve Elm dhe Houston në Dallas të Teksasit, pranë ndërtesës së një biblioteke.
Nga automobili, Kennedy dhe bashkëshortja e tij Jacqueline, buzëqeshnin dhe i përshëndetnin qytetarët e shumtë. Para tyre ishte ulur guvernatori i Teksasit John Conolly dhe gruaja e tij.
Ajo që ndodhi më pas e ndryshoi historinë, por deri sot ka mbetur mister. Disa vlerësime thonë se të paktën dy apo tre të shtëna ishin shkrepur nga drejtimi i bibliotekës. Sipas hetuesve të qeverisë dhe hetuesve të pavarur, njëri plumb e goditi Kennedy-n prapa qafës dhe i kaloi nëpër fyt, që më pas të vazhdojë nëpër shpatullën dhe krahun e guvernatorit Conolly dhe të përfundojë në këmbën e këtij të fundit.
(d.b/BalkanWeb)