Reforma zgjedhore, ekspertët e ODIHR takim me partitë e vogla
TIRANE - Pas takimit me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, ekspertët e ODIHR-it zhvilluan një takim me krerët e partive të vogla, ku dëgjuan sugjerimet e tyre për reformën zgjedhore.
Pas këtij takimi, kreu i PDK-së Nard Ndoka theksoi nevojën që reforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mos dëmtojë partitë e vogla.
Misioni i ekspertëve të ODIHR-it mbërriti të martën në Tiranë, për të ofruar këshillim për ndryshimet e planifikuara në kodin zgjedhor që do hartohen nga komisioni i posaçëm para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.
“Sipas praktikës së mirë, të pranuar gjerësisht, që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të paraqiten të paktën një vit përpara zgjedhjeve, ODIHR-i është i gatshëm ta ofrojë menjëherë ndihmën e tij”- deklaroi një ditë më parë Beata Martin-Rozumiloëicz, drejtuese e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR.
(er.nu/BalkanWeb)