21 Janari, sot në Gjykate masa ‘arrest shtëpie’ për 3 të akuzuarit
TIRANE-Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj kane dale sot para Gjykatës se Tiranës per tu njohur me masën e dhënë pak ditë më parë nga kjo gjykatë ‘arrest shtëpie’ për ngjarjet e 21 janarit.
Gjyqtari Shkëlqim Mustafa do të komunikojë masën e arrestit shtëpiak si dhe argumentat e gjykatës për këtë masë. I pari qe eshte njohur me masen 'arrest shtepie' ka qene IT, Armando Kasaj.
Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës ka vendosur per ta ne mungese masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nderkohe qe prokuroria ka kerkuar masen “arrest me burg” per tre te akuzuarit per 21 janarin.
Sipas akuzes, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes, pasi nga arma e tij eshte vrare demonstruesi Faik Myrtaj. Ndërsa për shoferin e komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai duke dashur të ndihmojë për të shmangur nga përgjegjësia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit.
Ndërkohë në lidhje me regjistrimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, Prokuroria thekson se rezultojnë se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011 dhe dyshohet se ka fshirë të gjitha regjistrimet.
Ndërkohe prokuroria ka kundershtuar masën e arrestit shtëpiak dhe ka paralajmeruar apelimin e tij. Sipas kodit penal, apelimi mund te behet pas 10 ditesh nga dhenia e mases nga Gjykata.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Deklaratat e Ramës për 21 Janarin, Sequi nuk i komenton 21 Janari, filmimi me zë, “humbet” urdhri për të qëlluar