Publikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, “Vetëvendosje” e para me 40.8 për qind të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi sot rezultatet e zgjedhjeve të 9 Shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti kryeson me 40.80 përqind të votave.
Pas saj vjen Partia Demokratike me 22.03 për qind, ndërsa e treta renditet LDK me 17.63 për qind. Koalicioni AAK-Nisma doli në këto zgjedhje me 7.46 për qind te votave.
KQZ-ja bëri të ditur gjithashtu se janë numëruar 90.41 përqind të votave për kandidatët për deputetë.
Ndonëse me rezultatet aktuale nuk mundi të fitojë 61 deputetë për të qeverisur e vetme , Lëvizja Vetëvendosje, e cila është forcë e parë politike, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re.
Nga ana tjetër Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, hodhën poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me Kurtin dhe shprehën gatishmërinë për formimin e një Qeverie së bashku.
Tashmë pritet të numërohen votat e diasporës dhe ato me kusht.

/vizionplus.tv