E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për fushën e aviacionit, METE: Është pronë e bashkisë

Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se pretendimet e bashkisë së Tiranës për privatizimin e fushës së aviacionit civil janë të pavërteta. Sekretari i përgjithashëm i kësaj ministrie Durim Kraja tha se kjo pronë është në dispozicion të Bashkisë për ta kthyer në zonë të gjelbër.

"Ju bejme me dije qe pasi ministria e Ekonomise me seriozitetin e duhur kontrolloi te gjitha arkivat qe ka ne dispozicion u vere qe as nuk ka pasur proces privatizimi dhe as nuk do te kete ne lidhje me zonen qe i perket fushes se aviacionit, e cila qe ne vitin 2006, vendimi nr.2 i dates 4.8.2006, vendim i KRRTRSH, eshte kthyer nga zone e vecante ne zone te gjelber dhe i eshte dhene per zhvillim bashkise se Tiranes. Te gjithe pronat, te cilat jane ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes, pasi Shtabi i Pergjithshem i FA vendos qe nuk jane me ne interes te strategjise se mbrojtjes kombetare, me nje liste te vecante ato i kane kaluar ministrise se Ekonomise, qe bazuar ne kuadrin ligjor ben te gjithe hapat e nevojshme per ti kaluar ne proces privatizimi, privatizim i cili behet nga ministria e Financave", tha Durim Kraja, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Ekonomise.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›