E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet certifikata e lindjes së Barak Obamës

UASHINGTON- Pas shumë spekullimeve,  Shtëpia e Bardhë ka paraqitur sot çertifikatën e lindjes së presidentit Barak Obama. Publikimi i certifikatës vjen në përgjigjje të pyetjeve të shumtanëse ai me të vërtetë është lindur në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një fjalimi të shkurtër, presidenti Obama, tha se shpreson se publikimi i dokumentit do ti ndalë spekulimet dhe shtoi se kjo administratë nuk ka kohë për marrëzira, në kohë të vështira për ekonominë e vendit.

Në certifikatë thuhet se Barak Obama është i lindur në shtetin Havai, gjë që i jep atij të drejtë Kushtetuese për ta mbajtur postin e presidentit.

Çështjen e çertifikatës së lindjes së zotit Obama, e kishte paraqitur kandidati potencial republikan për president në zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›