Basha, depo e re e ujit te Kodra e Priftit
28/03/2012 Inspektimi i punimeve për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve
Investimi në këtë zonë kap shifrën 50 milionë lekë
Mungesa e ujit të pijshëm nuk do të jetë më problem për banorët e kryeqytetit dhe veçanërisht ata të zonave periferike, pasi jo vetëm po sistemohen rrjetet e kanalizimeve, por do të shtohet edhe një depo e re furnizimi. Konfirmimi është bërë nga kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë inspektimit të punimeve për rrjetin e ri të kanalizimeve në zonën e Kodrës së Priftit. Sipas kryebashkiakut, me këtë investim, që kushton rreth 50 milionë lekë, do të marrë fund mungesa e ujit në banesat e rreth 35 mijë familjeve të saj zone. Duke biseduar me banorët, Basha i ka siguruar ata se gjatë kohës që nuk kanë ujë në banesat e tyre do të furnizohen nëpërmjet boteve të ujësjellësit. Ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimeve, sipas Bashës, do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim, kryesisht në zonat e harruara prej vitesh, të cilat janë të përqendruara në rrethinat e kryeqytetit. “Një vëmendje të veçantë i kërkova Ujësjellës–Kanalizimeve, drejtorit Dollapi për 32 familje të rrugës “Violeta Manushi”, të cilat, si rezultat i këtij projekti, kanë humbur lidhjen me sistemin e vjetër të ujësjellësit. Pas Ujësjellësit do të nisë puna për shtrimin e rrugëve, trotuaret, ndriçimin dhe gjelbërimin e zonës.
Sistemimi
Rrjeti i shpërndarjes së ujësjellësit që po ndërtohet në këtë zonë, ka gjatësi 15 km e do furnizojë me ujë 35 mijë banorëve nga zona e depove deri te zona që njihet si “Venue”, investim që arrin në 50 milionë lekë të reja. Ky investim do t’i sjellë ujë një zone të problematike, pasi që kur është formuar si zonë banimi vuan mungesën e ujit. Sapo të mbarojë instalimi i sistemit të shpërndarjes, do të nisë rehabilitimi urban i zonës, me shtrimin e rrugëve, do të veprohet me trotuaret, ndriçimin e gjelbërim.