E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet kontrata Vetevendosje Dyshime per kontraten

Lëvizja Vetëvendosja ka arritur të sigurojë nga persona të panjohur  kontratën e nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Bechtel Enka për ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdare.

Besnik Bislimi, nga lëvizja Vetëvendosja tha se në këtë kontratë nuk jepet me qartësinë e duhur sesa do të kushtojë ndërtimi i autostradës.

“Specifikimi i çmimit të kontratës ka shkuar deri në cent, ndërkaq kur hapet kontrata aty shihet se nuk ka kurrfarë çmimi fiks, kontrata ndryshon ne bazë të çmimeve për njësi. Çmimet janë për njësi dhe çmimi komplet nuk mundet të dihet kurrë, mundet të jetë 600 milionë, por mund te jetë edhe mbi 1 miliard”-shprehet Bislimi.

Shpend Ahmeti po nga Vetëvendosja tha se nuk është kundër investimeve në këtë projekt, por është kundër keqmenaxhimit.

“Ne jemi për rrugën e kombit, mirëpo jemi kundër keqpërdorimeve në emër të kombit. Para disa javësh dëgjuam se do të ketë kursime 350 milionë euro, kurse kontrata është 650 milion euro. A do të thotë se kjo rrugë do të kushtojë 300 milionë euro? Jo, sepse vetë kryeministri tha se do të kushtojë rreth 700 milionë euro”-tha ai.

Ahmeti tha se çmimet për njësi që ka specifikuar kontrata janë çmime shumë më të larta sesa në tregun e tanishëm, që drejtpërdrejt dëmton buxhetin e Kosovës.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›