Mbyllet me incidente ky sezon i Superliges

Pa titull dhe me një revoltë të vërtetë popullore të tifozëve të Flamurtarit. Në këtë mënyrë është mbyllur ky sezon i Superligës. Skënderbeu ka zyrtarizuar titullin kampion, por futbollistët korçarë nuk kanë arritur të festojnë suksesin me trofeun në duar.
Tensioni i akumuluar gjatë gjithë sezonit ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë festën e titullit për Skënderbeun, që është mundur 1-0 kundër Flamurtarit në sfidën e fundit sezonale. Sukses që vlen vetëm për moral për formacionin vlonjat që në fund i ka lejuar vetes të ngrejë një trofe që nuk ka qenë ai i titullit kampion, ndërkohë që tifozët vlonjatë kanë shpërthyer në fund të ndeshjes duke ia bërë të pamundur daljen nga stadiumi skuadrës korçare.
Ndërkohë, Superliga ka dhënë dhe verdiktet e tjera të këtij kampionati. Nga kampione e Shqipërisë në garë për të shpëtuar rënien në kategorinë e pare. Kjo është hisotria e Dinamos, e cila do të luajë në ‘play out’ për të siguruar qëndrimin në Superligës. Blutë e kryeqytetit kanë finalizuar me një humbje 4-3 në fushën e Kastriotit këtë sezon, duke i dhuruar krutanëve shpëtimin e sezonit.
Tjetër skuadër që do të luajë në “play out” është Shkumbini, ndërsa Elbasani dhe Besa kanë zbritur në Kategorinë e parë dhe do të luajën në kampionatin inferior sezonin e ardhshëm. Ndërkohë në Superligë janë promovuar Pogradeci, Kamza, Tomorri dhe Apolonia që kanë mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin e tyre në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar.
Nertan Prifti