Sot varrimi i Marian Kolës, i vrari në përleshje me policinë greke

Sot zhvillohet ceremonia e varrimit të Marian Kolës, shqiptarit 37 vjecar, të arratisur 4 muaj më parë nga burgu i Trikalas në Greqi dhe që u vra në një shkëmbim zjarri me policinë greke të dielën në mëngjes, pranë fshatit Vrosina të Sulit.
Sipas mediave greke, vëllai i tij Kastriot Kola ishte dje në Janinë për të marrë trupin e të ndjerit dhe për ta cuar në vendlindjen e tij, në fshatin Vig të Shkodrës, ku do të përcillet në banesën e fundit nga familjarët dhe të afërmit e tij, raporton Ballkanweb
Marian Kola u arratisur nga burgu i Trikalas në 22 mars të këtij viti dhe për 4 muaj në arrati, i armatosur pati disa përplasje me postblloqet e policisë.
Sipas policisë greke ai është përgjegjës për vrasjen e një vajze 25 vjecare dhe një polici, por nga analiza balistike e armës që iu gjet pranë trupit pa jetë, rezultoi se nuk ishte ajo arma që vrau këta dy persona dhe policia beson se ka patur bashkëpunëtorë që e kanë furnizuar atë me armë e ushqime.
Në kërkim nga policia është i arratisuri tjetër Ilir Kupa.