E Diel, 1 Nëntor 2026

Jankuloska në Moskë, marrëveshje me MPB-në ruse


Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankuloska, në ftesë të kolegut të saj rus Rashid Nurgaliev, prej të mërkurën deri më 28 tetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Federatën ruse.
 

Siç informon MPB-ja, Jankuloska dhe Nurgaliev të enjten në Moskë do të nënshkruajnë marrëveshjen ndërkombëtare për bashkëpunim midis ministrive të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe të Rusisë.
 

MIA raporton se marrëveshja parashikon shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunimit në parandalimin, identifikimin, shkatërrimin dhe zbulimin e veprave penale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›