E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëntë të vrarë nga sulmet në Irak

Burimet e sigurisë kanë deklaruar se të paktën nëntë persona janë vrarë sot në Irak, në tri lzona të ndryshme.

Dy policë dhe dy kryengritës u vranë nga përleshjet në qytetin Bakuba, 57 kilometra në verilindje të Bagdadit.

Një agjensi irakiane e lajmeve ka bërë të ditur se katër pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë në një sulm nga persona të armatosur, të panjohur, në një pikë kontrolli në qytetin perëndimor Faluja.

Ndërkohë, një person tjetër është vrarë dhe tre femra janë plagosur, kur një bombë e vendosur në një veturë shpërtheu në qytetin verior të Mosulit, njoftojnë forcat e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›