E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, kthehen kufomat e ushtarëve nga Afganistani

Gjeneralët e NATO-s kryesuan sot një ceremoni solemne për kthimin në atdhe të katër ushtarëve francezë, të cilët u qëlluan për vdekje nga një ushtar afgan ditën e premte.

Ushtari afgan 21 vjeçar është përshkuar nga autoritetet afgane se është një militant taliban, i cili ishte maskuar si pjesëtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë ministri francez i mbrojtjes, Gerard Longet dhe gjenerali amerikan, Xhon Allen, komandant i trupave të huaja në Afganistan. Në ceremoninë e mbajtur në aeroportin e Kabulit morën pjesë edhe rreth 700 ushtarë të huaj.

Aeroplani që transporton kufomat e ushtarëve të vrarë pritet të arrijë më vonë gjatë ditës në Francë, pas një ndalimi për furnizim me karburant në Gjeorgji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›