E Martë, 3 Nëntor 2026

Publikoi fletën e votimit në rrjetet sociale, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas 46-vjeçar, pasi publikoi në rrjetet sociale një video që shkel fshehtësinë e votimit.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi R. Z., me banim në Itali, akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi në profilin e tij në rrjetin “TikTok” ka shpërndarë një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›