Puçini nga pika zero
Për herë të parë në skenën operistike shqiptare u shfaq, dhe vazhdon të shfaqet, premiera e “Il Trittico”, tri opera në një e kompozuar nga Giamo Puçini. Me regji të Nikolin Gurakuqit dhe dirigjent e importuar nga Italia Gianna Fratta, shfaqja ngjitet dhe në dy net të tjera, ku të ftuar janë Sahap Cuneyt Unsal, Dobromir Tzvetanov, ndërsa interpretojnë artistët shqiptarë E. Golemi, M. Leka, A. Kllogjeri, S. Baboçi, I. Nikolla, S. Bejleri, Sh. Beka, E. Gjyzeli, A.Lika, E, Zeraliu etj., kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, studente të Akademisë së Arteve. Prezantimi i parë i kësaj vepre (Metropolitan Opera, New York, 14 dhjetor 1918) ishte programuar më Teatrin Costanzi të Romës, por vështirësitë e luftës e shtynë Puçinin dhe Ricordin të zgjedhë një tjetër plate për shfaqjen e saj. Pranuan kështu propozimin e Metropolitanit. Puçini nuk asistoi në premierën njujorkeze, për shkak të paqëndrueshmërisë së situatës ndërkombëtare që provokoi një sërë vështirësisht. Qëndroi në Itali, në Romë, për të përgatitur debutimin "e shtëpisë". Ndërsa në triptikun e dytë është frymëzimi i Il Tabarro qe La Houppelande e Didier Gold. Puçini kish pasur mundësi të asistonte në shfaqjen teatrore në pranverën e vonë të 1912-s, kur ndodhej në Paris për vënien në skene të operës “La Fanciulla del West”. Menjëherë ia kish dhënë tekstin, i sigurt se letrari do t’ia dilte t’i gjallëronte ngjyrat e errëta të verizmit të Gold-it, duke i dhënë jetë dhe pasion ambientin mizerabël mbi brigjet e Sienës. Puçini në 1912 tek shfaqja “La Houppelande” pa mozaikun e parë për kompozimin e një triptiku, por duke mos pasur akoma idetë për subjektet që i mungonin, e ngadalësoi punën për veprën “Il Tabarro” dhe i la hapësirë operës “La Rondine”. Triptiku i tretë: Suor Angelica, është padyshim subjekti i parë origjinal i muzikuar nga Puçini. Subjekti u propozua së bashku me Gianni Schichi, nga Giovaçhino Forzano. Menjëherë zgjoi interesin e Puçinit ndoshta sepse në dramën e vajzës së re të detyruar të bëjë jetën e murgeshës, sepse kish një fëmije jashtë martese, ishin të gjithë elementët për të zbuluar frymëzimin poetik ndaj zotit.
Triptiku i katër: Gianni Schichi, është e vetmja opera “buffa” e Puçinit; Puna mbi Schichi ishte përqendruar pikërisht mbi tentativën për të nxjerrë në pah karakteret groteske të personazheve të shkujdesur nga domethënia e vdekjes. Ambienti ku zhvillohen ngjarjet, një Firenze mesjetare, i lejon dy toskanezëve të zhburgosin gjithë kreativitetin e tyre duke e bërë idenë skenike përmes referimeve historike ose përmes përdorimit gjuhësor të "toskanismave" autentik. I madhi Bruno Barilli e komentoi kështu Schichi-n e Puçiniit: "Është një argument i dalë boje, një ambient i lodhur, një vend dosido, një kod vërtetë i shtrenjtë për kompozitorët italianë, ai i fiorentizmit mesjetar. Thuajse gjithë muzikantët kanë tentuar triumfin dhe duke nisur nga një vend i përbashkët, kanë arritur pikërisht në zero. Puçini e merr këtë vijë të përdorur tashmë dhe arrin të krijojë një kryevepër “Gianni Schichi".
S.F.