E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carey-Cannon, feste per pervjetorin e marteses

Kengetarja 38 vjecare Mariah Carey, e cila vitin e shkuar u martua me 28 vjecarin Nick Cannon, do organizoje nje ceremoni per pervjetorin e pare te marteses.

“Kur u martova, shume vete me pyeten: E ke me gjithe mend? Eshte e vertete? Njerezit ngelen pak te shokuar por une jam shume e lumtur”, shprehet kengetarja amerikane.

Me tej, ajo jep disa detaje rreth ceremonise qe do organizoje per miqte speciale. “Duam t’i perfshijme miqte ne nje tjeter ceremoni. Do organizojme dicka te madhe per pervjetorin tone te pare, por nje gje te tille mund ta bejme cdo vit”, thekson Carey.

Kur Mariah Carey e Nick Cannon u martuan ne muajin prill ne Bahamas, ne celebrimin e tyre ishin te ftuar vetem 8 persona, por kete here ata kane menduar se do te ishte me me vend te shtonin listen e miqve te munguar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›