Puig: Markez, një hap mbi të tjerët

Marc Marquez mbërriti në Austin me synimin për të rifituar besimin e tij dhe me një rikuperim prej tetëmbëdhjetë pozicionesh ishte situata më e mirë për të konfirmuar se niveli i tij është ende i njëjtë si gjithmonë. Dhe frika për një rrëzim të ri mund të kapërcehet. Marc Márquez donte një fundjavë të qetë dhe, megjithëse një problem teknik në nisje të garës e la atë në vendin e fundit, të paktën fundjava kaloi pa përplasje. Vendi i gjashtë është një rezultat i mirë për të dhe për ekipin. E Honda duke ditur potencialin e tij nuk mund ta përjashtojë spanjollin nga lufta për titull, në një botëror që sapo ka nisur. Austin është një hap i parë shumë pozitiv për ribashkim me HRC-në e tij. Edhe me një fitore që do të vijë, sepse nga ekipi nuk dyshojnë në potencialin e tij.
“Ne jemi shumë të lumtur që Marquez u rikthye në Teksas. Ku ai mundi të tregojë nivelin e tij, i cili është i njëjtë si gjithmonë. Ai është një pilot gjithmonë një hap mbi të tjerët”, – thotë Alberto Puig në analizën pas garës amerikane. Menaxheri i ekipit të Repsol Honda shpreh keqardhje për dështimin që ndikoi në të gjithë garën e Márquez: “Marc pati një garë vërtet mbresëlënëse, sinqerisht. Ai pati një problem teknik në fillim që ishte një turp. Honda HRC po heton se çfarë ndodhi, çfarë ishte problemi dhe cila eshte zgjidhja. Por edhe kete situate Marc arriti ta kaperceje duke mbërritur në vendin e 6-të e duke treguar se ishte piloti më i shpejtë në pistë. Sa keq për difektin, sepse mund të kishte luftuar për diçka tjetër” – thotë Puig.
Nuk ka vend për dyshim. Kampionati Botëror në MotoGP po përjeton sezonin e tij më të hapur deri më sot. Duket e parakohshme për ta thënë me vetëm katër gara të zhvilluara, por kjo nisje e botërorit nuk ka lënë askënd indiferent. Gjithçka që shihej më parë që në parasezon është tashmë një utopi dhe parashikimet janë prishur. Për këtë arsye, pritet që ardhja në Europë të sjellë pak normalitet në këtë kaos që është përjetuar që nga gara e parë në Katar.
Dhe këtu Honda mund të përfitojë. Përveç kësaj, garat e Evropës fillojnë me dy pista “që i pëlqejnë Markut”, Portimao edhe Jerez. Sigurisht që pista në Algarve vazhdon të jetë një nga detyrat e pazgjidhura të kampionit, ku nuk ka fituar asnjëherë.