E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky: Forcat ruse kanë vendosur mina kudo, po punojmë për pastrimin e tyre

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, është shprehur se forcat ruse kanë vendosur mina në çdo vend, për të vrarë sa më shumë njerëz.

“Po punohet për sigurinë në rajonet veriore të vendit tonë, nga ku u dëbuan pushtuesit. Para së gjithash, është pastrimi i minave. Trupat ruse lanë pas dhjetëra, qindar, mijëra objekte të rrezikshme. Këto janë predha që nuk shpërthyen, mina, mina me tela. Të paktën disa mijëra sende të tilla asgjësohen çdo ditë.

Pushtuesit lanë mina gjithandej. Në shtëpitë që sekuestruan, në rrugë, në fusha. Ata minuan pronat e njerëzve, minuan makina, dyer.

Ata me vetëdije bënë gjithçka për ta bërë sa më të rrezikshëm kthimin në këto zona”, u shpreh Zelensky, raporton CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›