Pukë, bllokohet për 13 orë rresht Qafë Mali
Është bllokuar për më shumë se 13 orë qarkullimi në Qafën e Malit në rrethin e Pukës. Shkak i këtij bllokimi është bërë rrëshqitja e një masivi shkëmborë duke lëbë të bllokuar kështu të gjithë trasenë e rrugës e për pasojë bllokimin e automjeteve.
PUKE- Rrëshqitja e një masivi shkëmbor në segmentin rrugor Qafë Mali- Fierz në rrethin e Pukës, ka bërë që ky segment rrugor të mbetej i bllokuar për më shumë se 13 orë. Mesnatën e kaluar në afërsi të shkëmbit të Dardhës, rrëshqitja e masivit shkëmbor ka bllokuar të gjithë trasenë e rrugës, duke krijuar vështirësi për shumë automjete që ishin të detyruar të përshkonin këtë segment rrugor.
Burime nga Komuna e Blerimit, vendi në të cilin u bllokua rruga, bëjnë me dije se si pasojë e rrëshqitjes mbi 40 automjete janë rikthyer sërish në Bajram Curri, apo Fushë Arrëz prej nga ishin nisur. Puna për pastrimin e trasesë filloi mëngjesin e së martës, por ishte e pamundur largimi i masivit shkëmbor me fadromat e angazhuara.
Drejtuesve të firmës që mirëmbajnë këtë segmen rrugor u është dashur të aktivizojnë minatorë për copëtimin e shkëmbit.
Policia e Pukës bënë të ditur se u deshën 3 shpërthime për coptimin e masivit, ndërsa janë angazhuar një Buldozer dhe dy fadroma. Zhbllokimi i këtij segmenti rrugor u bë i mundur mesditën e të martës. Segmenti rrugor Fushë Arrëz- Fierz gjatë vjeshtës dhe pranverës karakterizohet nga rrëshqitjet shkëmbore, të cilat bëhen shpesh shkak për bllokimin e qarkullimit. (a.r/news24/balkanweb)