E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puna me gurë, certifikohen 20 të rinj shqiptarë

20 të rinj shqiptarë certifikohen për teknikën e punimit me gurë. Shoqata Kulturore italiane “Acuto” ka finalizuar sot projektin për ruajtjen e ekzistencës së këtij profesioni, duke u njohur pjesëmarrësve në kurs aftësitë për të punuar brenda vendit. 

TIRANE- Të punuarit me gurë është një ndër zanatet më të hershme njerëzore që kanë lënë gjurmë në historinë e arkitekturës. Por të ndërtosh me këtë material natyror, apo siç quhet ndryshe muraturë në të thatë nuk është dhe aq e lehtë. Këta 20 të rinj shqiptarë nga qytete të ndryshme u janë nënshtruar një trajnimi mëse 700 orësh për të mësuar artin e ndërtimit me gurë.
Paraditen e kësaj të marte ata i kanë dhënë fund kursit të formimit ndërkombëtar për teknikë ndërtimi në specialitetin muraturë në të thatë, duke marrë dhe certifikatën përkatëse. Ashtu sikurse në shumë raste të tjera shteti fqinj, Itali ofron të gjithë mundësitë për të ruajtur ekzistencën e këtij zanati. Projekti është iniciativë e shoqatës kulturore italiane “Acuto e “Nocit” në bashkëpunim me “Formedil Bari” në itali. Kursi i ka njohur të rinjtë shqiptarë jo vetëm me informacionet bazë teorike dhe praktike profesionale, por edhe gjuhës italiane. Kjo i bën ata të jenë të gatshëm për tu integruar nga firma apo kompani italiane të profiluzuara në këtë mënyrë ndërtimi të shtëpive, mureve, apo ndërtesave të shumta me qëllimin e vetëm, ruajtjen e bazës trashëgimnore të punimit me gurë, një karakteristikë e bukur në të gjithë Mesdheun. Të certifikuar 20 të rinjtë kanë mundësitë të punësohen si profesionistë, ndërsa 5 më të mirët prej tyre kanë marrë si dhuratë pajisjet të posaçme që do tu nevojiten për të ushtruar zanatin. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›