E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, ekzekutohet me armë zjarri 60-vjeçari

Ekzekutohet me armë zjarri 60-vjeçari Gjon Prendi. Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në fshatin Gjegjan të Pukës. Sipas policisë mësohet se kalimtarë të rastit kanë gjetur trupin e pa jetë të 60-vjeçarit në afërsi të karburantit. Më pas në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertë të cilët kanë nisur menjëherë këqyrjen e vendit si dhe të trupit të pa jetë i cili është qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo edhe rrethanat në të cilat është vrarë 60-vjeçari Gjon Prendi. Uniformat blu të Pukës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›