E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, sot pritet të rifillojë puna në minierë

Minatorët e Bulqizës pritet të rifillojnë sot punën pas disa muajsh ndërprerje.

Ky ka qenë vendimi i marrë dje në një mbledhje mes ministrit të ekonomisë Nasip Naço, përfaqësues të kompanisë koncesionare ACR, Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, AKBN-së dhe përfaqësues të sindikatës së minatorëve të Bulqizës.

Kështu sot pritet të fillojë puna në nivelin e 12. 13. 14 dhe 15 të galerisë, pas ndërprerjes së punës që prej fillimit të muajit tetor kur një minator humbi jetën pas shpërthimit në minierë.

Në mbledhje u diskutua që minatorët të paguhen 100% dhe të shpërblehen njëkohësisht edhe me pagën e 13-të brenda datës 25 dhjetor.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›