Pukë, familja Jaku në gjendje të mjeruar, apel për ndihmë
PUKE – Jeta në thellësi të veriut të Shqipërisë vijon të mbetet e vështirë për shumë familje, të cilët jetojnë në kufijtë e skamjes dhe varfërisë. E tillë është dhe familja e Zef Jakut në fshatin Gojan të Pukës. Zefi së bashku me bashkëshorten Gjela dhe fëmijët Marku dhe Marengleni jetojnë brenda një godinë ku e vetmja dhomë e banueshme për ta është një hapësirë prej 8 metrash katrorë.
Atmosfera mbytëse nga varfëria është pjesë e jetës së kësaj familje, ndërsa Marku dhe Marengleni, ende të vegjël për t’ju bërë krah familjes, të vetmen dëshirë që kanë është banesa e munguar për ta.
Zefi, i larguar nga puna në mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe bashkëshortja e tij duhet ti bëjnë mirë llogaritë që së bashku me fëmijët të mbyllin muajin me 4 mijë lekë ndihmë ekonomike, shumë kjo që në ditët e fundit të muajit shpesh i lë edhe pa ngrënë.
“Nuk kemi mundësi me përballu me bo shtëpi, apo me ndërtu asgjë. Vetëm këtë dhomë kemi, s’kemi tjetër. Jetojmë me 40 mijë lekë”- shprehen ata.
Në mesin e lojërave që ata vetë i kanë improvizuar, në mesin e ëndrrave fëminore, Marku dhe Marengleni presin që dikush të verë dorën në zemër dhe në emër të Zotit tu vijë në ndihmë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)