‘Aksionistja në Jonufër’, nis prishja e 130 ndërtimeve pa leje në Vlorë
VLORË- Rreth 130 objekte të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare, do të prishen gjatë aksionit që nisi sot Bashkia e Vlorës dhe që do të zgjasë gjatë disa ditëve.
Aksioni, që po zhvillohet me urdhër të kryebashkiakut, Shpëtim Gjika, do të përfundojë atëherë kur të jetë shembur edhe ndërtimi i fundit, që është evidentuar. Mes tyre, përfshihen banesa, lokale e objekte të tjera shërbimi, të cilat janë ndërtuar në faqet e kodrave të këtij bregdeti.
Për realizimin e aksionit, janë angazhuar mjetet dhe strukturat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Policia Bashkiake, me mbështetjen e Policisë së Rendit. Aksioni, që nisi paraditen e sotme, po zhvillohet normalisht. Deri tani, janë prishur disa objekte
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ditën e dielë zhvilloi një takim me përfaqësuesit vendorë në Vlorë, ku ka diskutuar për konkursin ndërkombëtar mbi planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet pas marrjes së mandatit si kryeministër.
“Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det!,- ka nënvizuar Rama, në rrjetin social Tëitter pas takimit, ndërsa shton se “në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë”.
(e.m/BalkanWeb)