E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mësohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

KQZ mendon se shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këto qendra nuk është në kompetencën e saj, ndaj më 28 qershor ky institucion refuzoi kërkesën ankimore të PS-së edhe me një arsyetim tjetër, përfundimin e afateve ligjore për ankimimin.

Nëse KQZ do ta marrë apo jo në shqyrtim kërkesën ankimore të opozitës, këtë pritet ta vendosë sot Kolegji Zgjedhor. Gjatë mbledhjes së djeshme të Kolegjit, Partia Socialiste shtoi me gojë edhe kërkesën, që nëse Kolegji Zgjedhor e sheh të arsyeshme, të vendosë vetë për pavlefshmërinë në 284 qendra votimi në Tiranë.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, theksoi dje para trupës gjyqësore të kryesuar nga Sashenka Jonuzi, se kësaj force iu cenua e drejta që i takon një pale për t'u ankimuar.

Përfaqësuesit e PS-së ilustruan me afishe të mëdha skemën e pretenduar të manipulimit, afishe që socialistët i kishin përgatitur pas këqyrjes së pamjeve filmike nga qendrat e numërimit të votave.

Ndërkohë, përfaqësuesja e KQZ-së në Kolegj, Deshira Pasko, vuri në dukje se pretendimet e palës paditëse nuk janë objekt i kërkesës ankimore.

Mbledhja e radhës së Kolegjit Zgjedhor pritet të nisë në orën 10:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Sashenka Jonuzi, Meriban Mullai, Marie Qiriazi, Dhurata Haveri dhe Astrit Kalaja. /Start/

                                                                                             2011-07-08 08:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›