E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, parcelame kanabis, prangakryeplakut

PUKE- Një kryeplak fshati në rrethin e Pukës është arrestuar pasi ka bërë deklarim të rremë se në zonën që ai administron nuk ka parcela të kultivuara me bimë narkotike. '

Arrestimi në flagrancë i Preng Vukajt, kryeplak i Kçir, komuna Qerret e rrethit Pukë është bërë dje pasdite në orën 19.00 “Arrestimi i tij u be pasi dje në vendin e quajtur lagja “Vnezë” e fshatit Kçir, jane gjetur 6 parcela të mbjellura, me gjithsej 340 rrënjë me bime me karakteristika të ngjashme me bimë narkotike cannabis sativa”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së qarkut të Shkodrës. Më pas bimët janë asgjësuar me flakë.

Preng Vukajt është “marrë nën hetim për veprën të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kishte bërë deklarim si kryeplak i fshatit për mos pasje teëbimeve narkotike të kultivuara në zonën e tij.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›