E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stavridis, Thaçi: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e qendrueshme


Komandanti i lartë i NATO-s, Xhejms Stavridis, sot në Prishtinë, është takuar me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Gjendja e sigurisë në Kosovë është e qendrueshem, kanë vlerësuar në një takim të përbashkët komandanti suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropën i NATO-s, admirali Xhejms Stavridis dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Në një deklaratë për media nga kabineti i kryeministrit, thuhet se temë kryesore e takimit ishte gjendja aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, progresi i arritur në Kosovë dhe thellimi i bashkëpunimit me NATO-n.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›