Prishja e ndërtimevenë Hamallaj, banorëtpadisin Bojaxhi
TIRANE- Banorët e fshatit Hamallaj të Durrësit i janë drejtuar sot Prokurorisë së rrethit për të depozituar një padi penale ndaj kreut të inspektoratit të ndërtimores Gjergji Bojaxhi, policisë ndërtimore dhe policisë së shtetit.
Më 1 korrik banorët e fshatit u konfrontuan me policinë pasi kundërshtonin aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kundërshtuan me forcë vijimin e aksionit, duke qëlluar me mjete të forta ndaj policisë.
Banorët pretendojnë se janë shkelur 15 nene të Kodit Penal. Pasi kanë dorëzuar padinë penale kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Pallatin e Kulturës. Ndërkohë policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat 4 personat të cilët kanë lexuar komunikatën. Sipas policisë shoqërimi i personave ka lidhje me incidentin e ndodhur më 1 korrik.
(s.g/BalkanWeb)