E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, plumb ne zemër 22-vjecarit, vetëdorëzohet bashkëfshatari

PUKË- Vetëdorëzohet autori i vrasjes së 22-vjecarit në fshatin Gojan të Pukës. Autori i krimit, Festjon Luka u dorëzua mëngjesin e sotëm para forcave ë Komisariatit të Pukës.

22-vjeçari Bardhok Përndreca, u qëllua me plumba pistolete paraditen e së dielës pas një zënke të rastin me bashkëfshatarin e tij. Burime policore konfirmuan se viktima u qëllua nga afër me pistoletë, ndërsa një plumb i ka depërtuar në zemër, çka ka qenë fatale për jetën e tij.

Mësohet se një ditë më parë viktima ishte konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij dhe
sherri ka vijuar edhe paraditen e djeshme. Ofendimet e rënda mes palëve, duket se kanë çuar edhe në përdorimin e armëve, duke shkaktuar edhe vdekjen e 22- vjeçarit
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›