E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, policia parandalon një krim brenda familjes

PUKE-Një krim brenda familjes parandalohet nga policia.
Policia e Pukes ka mundur të parandalojë një tjetër krim brenda familjes. Sipas bluve të këtij qyteti konflikti mes një çifti kish futur në sherr edhe dy familjet e tyre.

Konflikti mes familjeve lindi pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti ndaj gruas së tij.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pukës. Ndërkaq pas sinjalizimeve forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në banesën e çiftit ku kanë bërë të mundur arrestimin e agresorit me inicialet A. B, ndërsa gjatë kontrollit në banesë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë.

(News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›