E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr pranë Fushës së Aviacionit, në rrezik 5 banesa

TIRANË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet.

Mësohet se zjarri ka përfshirë disa shkurre në këtë zonë, ndërsa është kthyer në një rrezik për 5 banesa private aty pranë. Sipas të dhënave nga vendngjarja, bëhet me dije se përhapja e flakëve ka rrezikuar edhe ish-godinën e vjetër të Fushës së Aviacionit.

Por mbërritja e menjëhershme e 3 zjarrfikësve ka vënë flakët nën kontroll.

Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se mund të jetë vendosur nga vetë banorët. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›