Pukë, qëllohet me armë zjarri 22-vjeçari, humbet jetën rrugës për në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin “Gojan i Vogël”, të komunës Gjegjan, të rrethit të Pukës
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku 22-vjeçari Bardhok Zef Perndreca, nga fshati Gojan i Vogël, është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër.
22-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Pukës, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.