E Diel, 1 Nëntor 2026

BashaTahiri: Tirana dhe Prishtina si dy kryeqendra promotore të vlerave kulturore, turistike dhe ekonomike

01-09-2013 / Gazeta 55

Kryetari i AAK-së për Prishtinën Besnik Tahiri takon kryebashkiakun Basha

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, u prit në një takim të veçantë në Bashkinë e Tiranës nga Kryebashkiaku, Lulzim Basha. ”Gjatë këtij takimi kryetari Basha e njoftoi Tahirin rreth zhvillimeve në kryeqendër dhe në veçanti rreth tri temave që ishin me interes për Tahiri: buxhetimi me pjesëmarrje dhe procesi i konsultimeve lagje për lagje, reformat e ndërmarra në administratën e kryeqendrës dhe mbi të gjitha rreth trajtimit që Bashkia ju ka bërë objekteve pa leje dhe mënyrave të legalizimit. Tahiri duke e njoftuar kryetarin Basha rreth procesit të hartimit të programit për Prishtinën theksoi se programin për ndryshim që ai ka përpiluar ndahet në dy nivele, atë që trajton planet lagje për lagje dhe programin e veçantë sektorial që garanton zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit-Prishtinës.  Tahiri theksoi se Tirana dhe Prishtina si dy kryeqendra duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre shumë të ngushtë në mënyrë që të jenë promotor të vlerave kulturore, artistike, ekonomike dhe turistike, e kjo sipas Tahirit realizohet përmes angazhimit të përbashkët përmes një platforme të qartë. Po ashtu, gjatë këtij takimi më në detaje u trajtuan politikat e Bashkisë së Tiranës në planifikim dhe menaxhim në funksion të reduktimit të shpenzimeve administrative në favor të fondeve për shërbime ndaj qytetareve, transparencë të plotë të përdorimit të fondeve publike dhe në veçanti në rritjen e eficences në administrimin të fondeve dhe ngritjen e nivelit të investimeve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›