E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje në Komunën Dardhas, në garë kandidati i PD-së Pere dhe Hamollari i LSI-së

Mbi 2mijë e 600 banorë të Komunës Dardhas në Korçë, i janë drejtuar kutive të votimit gjatë ditës së sotme. Proçesi i votimit ka nisur normalisht në 8 qendra votimi por vetëm pas pak orësh, kandidati i Partisë Demokrtike, Gentian Pere, ka akuzuar konkurentin e tij për presion ndaj votuesve.

Në qarkun e Korçës, në komunën Dardhas, kandidojnë për kreun e kësaj komune, Gentian Pere, i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Hamollari ka gjithashtu edhe mbështetjen e aleatëve të Partisë Socialiste.

Ndërsa për çdo incident, policia e Korçës ka ngritur tashmë edhe disa grupe të gatshme, të cilat janë në terren duke monitoruar situatën në komunën e Dardhasit. Deri më tani ka pasur një pjesëmarrje të mirë të votuesve, ndërkohë që pritet që nga 2600 votues të votojnë rreth 1500 ose 600 prej tyre, duke marrë parasysh se edhe në zgjedhjet e 23-Qershorit numri i tyre nuk ishte më i lartë se 1500.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›