E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, zjarr i qëllimshëm në kurorën me pisha

Forcat zjarrfikëse arritën të lokalizonin dhe më pas të fiknin plotësisht flakët që alarmuan banorët e zonës. Inspektorët pyjorë bëjnë me dije se zjarri është vënë qëllimisht, dhe i kërkojnë Policisë së Pukës që të ngrihet një grup hetimor për zbulimin e autorëve të vënies së zjarrit.

Kurora me pisha në qytetin e Pukës është rrezikuar disa here këtë vit, ndërkohë që autorët e zjarrvënieve mbeten ende anonimë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›