E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grumbullohet kombëtarja U-21, ja emrat

Kuqezinjtë e “vegjël” do të përballen në 4 shtator me Azerbajxhanin në ndeshjen e tyre të radhës.

Lojtarët e grumbulluar janë kryesisht nga kampionati shqiptar por janë të grumbulluar edhe dy lojtar që luajnë jashtë vendit.

Bekim Bala që luan në Turqi tek Gençbirli , dhe Hamels Hoxha që luan në Portugali tek skuadra e Nacional Madeiras j anë dy lojtarët e vetëm që do ti bashkohen ekipit shpresa për këto eliminatore.

Shqipëria U-21 në grupin 10-të renditet në vendin e prafundit me 4 pikë.

Fitorja e vetme deri tani e skuadrës sonë është ndaj azerbajxhanasve me rezultatin 0-1.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë
Shpëtim Moçka Flamurtari
Stivi Frashëri Bylis

Mbrojtës
Roland Peqini Dinamo
Klodjan Semina Vllaznia
Arsen Sykaj Vllaznia
Olsi Gocaj Vllaznia
Hamels Hoxha Nacional de Madeira (Portugali)
Alis Baci Vllaznia
Rustem Hoxha Teuta
Alban çaushaj Flamurtari

Mesfushorë
Sabien Lilaj Tirana
Orges Gava Ebasani
Asion Daja Dinamo
Sokol Cikalleshi Besa
Orjon Xhemalaj Teuta
Haris Dalipi Vllaznia
Armando Vajushi Vllaznia
Sulmues
Bekim Bala Gençebirligi ( Turqi )
Vasil Shkurtaj Panionios
Ardit Shehaj Flamurtari
Odise Roshi Flamurtari
Bledar Marashi Laçi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›