Radhë për regjistrimin e nxënësve në shkollat e Tiranës
Sipas rregullores së re, nxënësit janë të detyruar të regjistrohen në shkollat pranë vendbanimeve të tyre, çka ka komplikuar edhe procesin e regjistrimit.
Shkollat e konsideruara si më të mira kanë pasur një fluks kërkesash, duke rritur kështu radhët dhe mosmarrëveshjet mes prindërve dhe sekretarive të shkollave.
Gjimnazet më të kërkuara të kryeqytetit mbeten ato më tradicionale, “Petro Nini Luarasi”, “Sami Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Ismail Qemali”, “Andon Zako çajupi” dhe “Partizani”.
Në këtë rast, diferencën mes shumë kërkesave e ka bërë rregulli i vendbanimit, mesatarja, por edhe paraqitja gjatë ditëve të para të regjistrimit.
Ndërkohë, shkollat e mesme profesionale dhe teknike kanë pasur si kriter përzgjedhës edhe konkurrimin me provim.