E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë,bllokohen nga bora 4 shtetas

Katër persona janë bllokuar nga dëbora në Mjedë të Pukës. Nazmi Hila, Pjerin Voci, Angjelin Gera dhe Arben Ndoci janë bllokuar në zonën e Krrabit.Katër persona, tre prej të cilëve ushtarakë dhe njëri punonjës i Telekomit, ishin duke shkuar në kullat e transmetimit.Bora në këtë zonë, arrin në 1.5 metra lartësi, çka ka vështirësuar udhëtimin e tyre. Një tjetër vështirësi për katër personat janë edhe temperaturat e ulëta.
Personat e izoluar ndodhen në një vend të quajtur stacioni i pompave, nga ku nuk mund të kthehen. Kërkohet ndërhyrje për ndihmë nga ana e autoriteteve për të shpëtuar jetën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›