Qeveria: Titujt e pronesise jane ndare

Duke iu referuar deklaratave te kryetarit te Partise Socialiste mbi zbatimin e ligjit 7501, Ministria e Bujqesise thote eshte kryer regjistrimi fillestar i tokes bujqesore ne cilesine e pasurise se paluajtshme
“Territori i Shqiperise ka 2953 zona kadastrale rurale. Eshte kryer regjistrimi fillestar per 2390 zona kadastrale ose per 81 % te gjithe zonave kadastrale te Shqiperise, pjesa e mbetur eshte ne proces”, u shpreh zedhenesi i Ministrise, Rexhep Shahu.
Sipas Ministrise se Bujqesise cdo posedues i aktit te marrjes se tokes ne pronesi ka te drejte te paraqitet prane zyrave perkatese te regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe te marre certifikaten per pronen e tij.
“Regjistrimi i tokes bujqesore disponohet nga zyrat vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne rrethet e vendit. Kjo eshte pune e kryer dhe shoqeria shqiptare nuk ka pritur, Edi Ramen”, u shpreh zedhenesi, Shahu.
Sipas Ministrise se Bujqesise struktura te posatshme po punojne intensivisht per mbylljen e verifikimit te ligjshmerise se titujve te pronesise.