Meta:Berisha po shpërfill krizën ekonomike

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë në një takim me të papunë tek zona e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet. Pasi është njohur me historitë e një pas njëshme të tyre, Meta ka premtuar hapjen e vendeve të punës për të gjithë këtë shtresë. Kreu i LSI-së shigjetoi dhe një herë tjetër kryeministrin Berisha dhe ministrin e financave Ritvan Bode se po shpërfillin krizën ekonomike ndërkombëtare e cila ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare.Ushtari i panjohur është një nga vendet më popullore në kryqytet ku një numër jo i vogël të papunësh kalojnë ditën me shpresën se do të mund të gjejnë ndonjë punë qoftë edhe me ditë.