Pullazi: Ministrat janë më të avantazhuar në fushatë

Në një intervistë për emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, Florian Pullazi, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, u shpreh se ministrat kanë një avantazh struktural gjatë periudhës zgjedhore.
Ai theksoi se “struktura sa më e gjerë të jetë, mund të shtrihesh më mirë në territore të caktuara”, duke sugjeruar se ky faktor mund të ndikojë në mënyrën si zhvillohen fushatat zgjedhore dhe si arrijnë partitë të mbështesin kandidaturat e tyre në të gjithë vendin.
Megjithatë, Pullazi shtoi se do të ishte më mirë të pritej rezultati i zgjedhjeve të 11 majit për të parë se si do të reflektohen këto avantazhe në fitueshmërinë e partive në garë.
“Ministrat kanë një lloj avantazhi sepse struktura sa më e gjerë të jetë mund të shtrihesh më mirë në territore të caktuara por do t’ia lëmë datës 11 maj kur të shohim rezultatin e fundit”, u shpreh Pullazi.
/rtsh.al/