Prokuroria përfundon hetimet ndaj 6 mjekëve
Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se kanë regjistruar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës çështjen penale në ngarkim të shtetasve: Hyjrie Reçi, Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Lefter Mano, Nilke Perhati dhe Renata Turhani me akuzën e "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Shtetasit e sipërcituar, sipas organit të prokurorisë dyshohet se kanë marrë ryshfet nga disa qytetarë, kundrejt shërbimit mjekësor të ofruar për gratë e tyre shtatëzëna. Të pandehurit e çështjes u ndaluan disa muaj më parë në një operacion të Policisë së Tiranës dhe prokurorisë së rrethit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit.
Ata u hetuan nën masën e sigurisë së "arrestit në shtëpi", dhënë ndaj tyre nga Gjykata e Tiranës. Gjatë ballafaqimit me grupin hetimor, mësohet se të pandehurit kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së ngritur ndaj tyre nga Prokuroria. Procesi gjyqësor ndaj tyre pritet të nisë së shpejti.