Procesi i zgjedhjeve në Shqipëri pa asnjë incident
Zgjedhjet në këto zona, erdhën pasi drejtuesit e tyre u zgjodhën deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë garë kanë marrë pjesë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Për sa i përket pjesëmarrjes, përgjithësisht ajo ishte ulët. Në bashkinë e Fushë Arrëzit morën pjesë 40% e zgjedhësve nga 3500 persona me drejtë vote. Në komunën e Fierzës, morën pjesë në votime 650 persona nga 1500 të regjistruar. Zgjedhjet përfunduan sipas afatit, ndërsa nuk shënuan asnjë incident. Në këtë komunë, pas numërimit të votave ka rezultuar fitues kandidati i Partisë Demokratike, Gjelosh Pepkolaj.
Kandidati demokrat është votuar nga 903 zgjedhës ndërsa në total numri i votuesve ishte 957. Në komunën Otllak morën pjesë në garë 3200 votues, e konvertuar në përqindje vetëm 30%.
Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tha për mediat se procesi i votimit në 5 njësitë vendore ka qenë i qetë dhe pa asnjë incident ndërsa pjesmarrja nuk ka mundur të kalojë shifrën e 20%.
Sipas Ollit, pjesmarrja e vogël është e kuptueshme për shkak të numrit të vogël të subjekteve politike që garojnë në këto njësi vendore. Olli ka paralajmëruar se rezultati përfundimtar do të bëhet sot gjatë orëve të drekës.