E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohen nga puna dy gjeneralë të "Gërdecit"

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka kerkuar lirimin nga detyra te dy gjeneraleve, te cilet sipas tij nuk kane zbatuar me perpikmeri detyren e tyre duke lejuar te shkaktohej nje tragjedi si ajo e Gerdecit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas kerkeses se Oketes ka dekretuar  shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të Gjeneral Major Shpëtim Spahiu, deri tani me detyrë Komandant i Forcës së Bashkuar dhe të Gjeneral Brigade Zija Bahja, deri tani me detyrë Komandant i Komandës Mbështetëse. Te dy oficeret e liruar sot, mesohe se jane thirrur disa here ne prokurori per te deshmuar lidhur me ngjarjen e ndodhur ne Gerdec, ku nga shperthimi humben jeten te pakten 25 persona, u demtuan shume te tjere si dhe u shkaterruan mijera shtepi. Dekreti i shkarkimit u nënshkrua nga Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 7, pika 8, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe të nenit 18, të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›