E Diel, 1 Nëntor 2026

Puna vazhdon për...Edi Ramën

Puna në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë vazhdon për kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një video postuar pak minuta më parë në profilin e tij në "Facebook", Rama jep panoramën e QSUT-së, si ishte dhe si është shndërruar në muajt e qeverisjes së tij. Në video përmenden kioskat, Kardiologjia, Onkologjiku, Infektivi, Pediatria dhe së fundi ndryshimet e Neurologjisë, inagurimet e së cilës Rama i bëri dy ditë më parë.Nuk dihet tashmë nëse Rama do ta vazhdojë punën edhe me mjekët, për të cilët është thënë se do kryehet një testim. Kohët e fundit Rama është përfolur në rrjetet sociale, mediet onlinë dhe mediet në përgjithësi se nuk ka zgjedhur QSUT-në për një ndërhyrje kirurgjikale të nënës së tij, por një spital privat.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›