Punë e keqe në gjykata

Një vendim për paraburgim është aq i gjatë, sa shumë herë, gjyqtarëve vendorë nuk iu mjaftojnë disa fletë, thjesht për të treguar se një person, duhet të mbahet për një muaj prapa grilave.
Në shumë raste, arsyetimi i gjyqtarëve për paraburgim bazohet me formulën e njohur se, “nëse lihet jashtë, i arrestuari ka mundësi të ikë, të frikësojë dëshmitarë apo të pengojë hetimet”. Këto dhe shumë raste të tjera janë përmbledhur në një raport të publikuar nga OSBE-ja, i quajtur “Justifikimet e gjykatësve rreth paraburgimit”.
Përveç kësaj, raporti i OSBE-së sqaron se ka edhe raste të tjera të mungesës më të dukshme të arsyetimit, siç ka ndodhur në një rast në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
Në këtë rast, gjyqtari i Procedurës Paraprake, thjesht ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes, i cili zakonisht në të gjitha rastet i duhet të kërkojë paraburgim për të arrestuarin. Një shprehje shumë e shpeshtë që përdorin gjyqtarët për të dërguar në paraburgim një të arrestuar është edhe ajo e “dyshimit të bazuar”.
Raporti thekson një rast në Gjykatën e Qarkut në Pejë, kur një gjyqtar i Procedurës Paraprake caktoi një muaj paraburgim kundër të pandehurit të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake […] konsideron që vendimi për t’i nisur hetimet është i arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme dhe përmban prova të mjaftueshme që e arsyetojnë dyshimin e bazuar”, thuhet në raport dhe tërhiqet vërejtja se nuk është shkruar asnjë fjalë se çfarë është “dyshimi i bazuar”. Përveç kësaj, në shumë raste, gjyqtarët shqiptojnë masën e paraburgimit duke u bazuar edhe në tri pika të tjera, të cilat shpesh janë pa sqarimet përkatëse dhe pa prova bindëse. Këto tri pika janë “rreziku për ikje”, “rreziku i prishjes së provave” dhe “rreziku i përsëritjes së veprës penale”.
Por raporti i OSBE-së, një pjesë të përgjegjësisë ua hedh edhe prokurorëve, të cilët shpesh mjaftohen duke i dërguar personat në paraburgim dhe nuk punojnë sa duhet që brenda 30 ditëve të gjejnë fakte bindëse për të vazhduar këtë masë.
“Prokurorët kanë për obligim të zhvillojnë hetimet me kujdes të veçantë në rastet kur i pandehuri është në paraburgim”, vëren raporti, duke theksuar se ata duhet pasur parasysh se disa nga bazat që arsyetojnë caktimin e paraburgimit, si rreziku i ndikimit te dëshmitarët apo çfarëdo pengimi i drejtësisë, me gjasë do të zvogëlohen nëse prokurorët përfundojnë hetimet e tyre. “Prandaj, përderisa të rritet kohëzgjatja e paraburgimit, gjykatat duhet të jenë më këmbëngulëse në mbikëqyrjen e tyre të këtyre paraburgimeve”, thuhet në këtë dokument.
OSBE-ja sqaron se gjatë shqyrtimit të kërkesës për vazhdimin e paraburgimit, gjykatat duhet ta vëzhgojnë me kujdes nevojën për vazhdimin e paraburgimit.
“OSBE-ja ka vërejtur se....në shumicën e rasteve të analizuara që përfshijnë paraburgime të vazhduara, prokurorët kanë dështuar të tregojnë se vazhdojnë të ekzistojnë bazat për paraburgim dhe se janë marrë të gjithë hapat e arsyeshëm për t’i ndërmarrë hetimet me shpejtësi”, thuhet në raport. Një masë tjetër e shpeshtë që përdorin gjyqtarët, është arresti shtëpiak si alternativë e paraburgimit.
Por OSBE-ja ka vërejtur se kërkesat dhe vendimet për arrest shtëpiak, shpesh përmbajnë arsyetim që është edhe më i dobët sesa arsyetimi i vendimit për caktimin e paraburgimit. “Arsyet në mbështetje të shqiptimit të masës së arrestit shtëpiak janë pa ndonjë përjashtim shumë të shkurtra dhe sipërfaqësore, në mos të themi nuk ekzistojnë fare”, thuhet në dokument, duke sjellë edhe shembuj konkretë.
“Gjyqtarët e Procedurës Paraprake kanë tendenca që shpeshherë në vendimet e tyre të thonë se kërkesa e prokurorit për paraburgim është e pabazë dhe pastaj të aplikojnë masën e arrestit shtëpiak ndaj të të pandehurit – por pa sqarim të asaj se përse
kjo masë e caktuar është e bazuar dhe e nevojshme”, sqarohet në raportin zyrtar të OSBE-së.
Rekomandimet e OSBE-së
Për Gjykatën Supreme të Kosovës:
• Në kontekst të rastit specifik apo përmes një mendimi sqarues ligjor, të qartësojë dhe ritheksojë që masat e paraburgimit gjatë procedurave penale duhet gjithnjë të urdhërohen përmes vendimeve që përmbajnë arsyetim specifik, relevant dhe të mjaftueshëm.
Për Prokurorët publikë:
• Të kërkojnë paraburgim vetëm në rastet kur ligji dhe rrethanat specifike të rastit e
kërkojnë një masë të tillë kufizuese dhe të lëshojnë kërkesa për paraburgim vetëm
atëherë nëse në to përmbahen arsyet relevante dhe të mjaftueshme.
Për gjyqtarët:
• Të caktojnë paraburgim vetëm kur rrethanat e rastit e kërkojnë një masë të tillë kufizuese.
• Të japin arsye relevante dhe të mjaftueshme në të gjitha vendimet për caktimin e paraburgimit, në përputhje ligjin e aplikueshëm vendor dhe ndërkombëtar.
• Në veçanti të citojnë provat relevante dhe rrethanat e veçanta faktike që e kërkojnë
paraburgimin dhe të sqarojnë përse masat alternative ndaj paraburgimit janë të
pamjaftueshme.
Për Odën e Avokatëve të Kosovës:
• Të udhëzojnë avokatët mbrojtës që të mbrojnë klientët e tyre në mënyrë efektive
duke atakuar vendimet e paarsyetuara për paraburgim.
Për Institutin Gjyqësor të Kosovës:
• Të vazhdojë të ofrojë trajnime shtesë për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë dhe
për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë, lidhur me arsyetimin e kërkesave dhe
vendimeve për caktim të paraburgimit.
• Të vazhdojë të ofrojë trajnime shtesë për gjyqtarët dhe prokurorët për aplikimin e
paraburgimit gjatë Procedurës Penale.
• Masat alternative ndaj paraburgimit gjatë rrjedhës së procedurës penale duhet të
mbesin temë e arsimimit të vazhdueshëm ligjor të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Për Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës
• Të sigurojnë se planprogrami inkorporon në mënyrë adekuate si ligjin vendor,
ashtu dhe atë ndërkombëtar, si dhe jurisprudencën që ka të bëjë me paraburgimin dhe të drejtën në liri.