E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa Lindore, në udhëkryq: Ǒrrugë do të marrin reformat?

Dy dhjetëvjeçarë pas një
begatie relativisht të madhe,
fuqitë ekonomike të
Evropës ndodhen në udhëkryq.
Për disa, mund të jetë fillimi i një
rruge të mbarë, për vende të tjera,
e ardhmja mund të mos jetë më
aq e begatë. Nga Baltiku në Detin
e Zi, dhjetë vende ish-komuniste
iu bashkëngjitën bllokut të vendeve
të pasura në maj të vitit
2004. Sot, ato janë në prag të
rishikimit të modelit të ndjekur
deri më tani, sigurisht për shkak
të krizës ekonomike e recesionit
në të cilin janë zhytur. Për sa i
përket vendeve që ndodhen në
varësi të huave shpëtimtare të
Fondit Monetar Ndërkombëtar
si Letonia, Hungaria, Rumania,
Ukraina, apo Serbia, ato duhet
të gjejnë një mënyrë për të reduktuar
shpenzimet, ndërkohë që si
rritja ekonomike, ashtu edhe të
ardhurat pakësohen dita-ditës,
Vendet e BE-së duhet gjithashtu
t‘i bëjnë pyetje vetes nëse duhet
të nxitojnë, apo ngadalësojnë
në përpjekjen e tyre për t‘iu
bashkuar monedhës së përbashkët
dhe nëse modelet e deritanishme
të eksportit janë ende
të vlefshme. Politikëbërësit në
të gjithë rajonin pritet të diskutojnë
lidhur me këto çështje në
takimin e tyre që do të mbahet
nesër në Londër për investimet
dhe situatën ekonomike.
BERZH parashikon se vendet e
Evropës Lindore dhe Qendrore
do të kenë një rritje ekonomike
me një tkurrje 5.2% këtë vit dhe
ekonomia më e madhe, Rusia, do
të tkurret me 7.5%. Sipas bankës,
viti i kaluar ishte shkatërrimtar
për investimet kryesisht në këto
vende dhe kjo valë po vazhdon
edhe gjatë këtij viti. Sipas ekspertëve,
pjesa më e madhe e
vendeve lindore të BE-së lanë
pas modelin sovjetik të ekonomisë
për të përqafuar atë të
ekonomisë së tregut të lirë. Sipas
"Deutche-Bank", anëtarët e BEsë
kanë përmirësuar ndjeshëm
standardin e jetesës, pas rënies
së komunizmit. Megjithatë, mes
vendeve të Bashkimit Evropian
vazhdon të ekzistojë një ndarje
dhe një dallim për nga standardi
dhe pasuria. Kështu vendet që
ndodhen në një situatë më të
vështirë janë ato ku dinamika e
reformave ishte më e vogël dhe
si pasojë e vështirësive të reja të
shtuara nga kriza ekonomike,
reformat e mësipërme vazhdojnë
të jenë të vështira për t‘u
realizuar. Ato vende të BE-së që
ndërtuan një bazë të fuqishme
industriale mund të rifillojnë të
shënojnë rritje ekonomike në vitet
2011 apo 20012 nëse shtohen
eksportet dhe Eurozona shërohet
pjesërisht nga kriza. Por
vendet baltike nuk kanë shumë
shans të jenë me kaq fat. Ato jo
vetëm kanë përjetuar vështirësi
të mëdha në rritjen e ekonomike,
por kanë pësuar një rënie të madhe
të monedhës vendase. Kriza
ekonomike ka tronditur politikën,
duke shkaktuar përhapjen e
protestave të dhunshme në shumë
vende dhe duke luajtur një rol
të rëndësishëm në përmbysjen
e disa qeverive si në Hungari,
Letoni apo në Republikën Çeke.
Në disa vende, aty ku janë rrëzuar
qeveri janë vendosur kabinete të
reja teknokratësh, pavarësisht
rritjes së presionit për politika
më populiste. Aktualisht, pyetja
që shtrohet është se edhe për sa
kohë politikanët do të vazhdojnë
të mbajnë këtë linjë. Pjesa më e
madhe e vendeve do të zhvillojnë
zgjedhjet e përgjithshme gjatë
periudhës dyvjeçare, zgjedhje
që varen shumë nga mënyra e
menaxhimit të krizës nga qeveritë
aktuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›