Punë ka, por nuk ka njerëz! Zmijani: Sfidë të gjesh profesionistë

Punë ka por jo profesionistë! Në Shkodër kjo mbetet një sfidë e madhe sidomos në këtë sezon ku shumë biznese, veçanërisht në sektorin e turizmit nuk munden të gjejnë punëtore.
Rozana Zmijani, drejtoresha e Zyrës së Punës shprehet se ne muajt qershor-korrik kanë ardhur 150 oferta por është e vështirë gjetja e specialiteteve me eksperiencë.
Për këtë 6 mujor sipas Zmijanit, janë punësuar rreth 1110 punë- kërkues të papunë.
Për specialistët duhet më shumë pranime në formimin profesional dhe bashkëpunim me kurset private dhe për ta ky do të jetë çelësi i suksesit për ofrimin e punonjësve me eksperiencë, veçanërisht në sektorët e kuzhinës, kamarierë, picajol apo edhe barist.
/rtsh/