E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Granit Xhaka flet si lojtar i Leverkusenit: E njoh mirë Bundesligën

Bayer Leverkusen godet në merkato. Përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale, klubi gjerman ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin Granit Xhakës. Ish-lojtari i Arsenalit ka nënshkruar kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2028.

Mesfushori rikthehet kështu në Gjermani pas shumë vitesh te Arsenal dhe menjëherë publikoi disa deklarata në faqen zyrtare të klubit: “E njoh mirë Bundesligën, brenda dhe jashtë, pasi kam luajtur në të kaluarën dhe e kam ndjekur gjithmonë nga Londra. Bayer është një klub me një histori të madhe dhe qëllime ambicioze, sigurisht që ka një të ardhme të madhe. Bisedimet që patëm me drejtuesit më motivuan që t’i bashkohem këtij klubi”.

Xhaka pasi u formua te Basel, kaloi në 2012 në Bundesligë, në radhët e M’gladbach. Nga viti 2016 u bë pjesë e Arsenalit, ndërsa sot rikthehet edhe njëherë në Bundesligë, në radhët e Leverkusen

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›