E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson lavdëron Ferdinandin

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Rio Ferdinand, është bërë një prej liderëve të skuadrës së tij.

“Vazhdoj të mendoj se kam nënshkruar me Rion para tre ose katër vitesh. Harroj se ai ka qenë këtu për 10 vjet. Ai e ka marrë rolin e një personi me influencë në dhomën e veshjeve”.

“Ai është i shkëlqyeshëm me lojtarët e tjerë, ai është thjesht brilant”, ka thënë Ferguson për mbrojtësin anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›